FHK njofton se kur do të rifillojnë garat: Ky është plani konkret si do të nxjerret kampioni dhe fituesi i Kupës

Federata e Hendbollit e Kosovës si shumë sporte tjera jo vetëm në vend por pothuajse në gjithë botën ka pezulluar aktivitetet për kohë të pacaktuar, për shkak të gjendjes së rëndë, ballafaqimit me një armik të padukshëm virusi korona.

Federata e Hendbollit e Kosovës, ani se janë në pezullim aktivitetet, e ka një plan konkret se si do t’i përfundojnë garat në mënyrë të rregullt dhe ta nxjerrin edhe kampionin edhe fituesin e Kupës së Kosovës.

Brenda disa ditëve sigurisht pasi që paksa të normalizohet gjendja ata do të dalin me një plan konkret.

FHK-ja si kurrë më parë është që të përfundojë kampionatin ashtu si duhet dhe nuk do ta ketë kampion ashtu siç janë tash ekipet në tabelë.

Të gjithë shpresojnë se gjendja do të normalizohet. Nëse jo nga java e tretë e prillit të paktën në fillim të majit të rinisin garat.