FHK ka një lajm të mirë për klubet

Bordi i FHK-së në mbledhjen  e vetë të 20-të të mbajtur dje nën drejtimin e  presidentit Eugen Saraçini shqyrtojë shumë çështje të lidhura ngushtë me fillimin  e edicionit 2015/16, që fillon me 12/13 shtator 2015 fillimisht me ndeshjet e Superligës së meshkujve që pastaj një javë më pas te fillon edhe Superliga në konkurrencën e femrave.

Pasi u shqyrtua projekt propozimi i Propozicioneve te garave për edicionin 2015/16 të përgatitur nga Komisari i garave Nexhat Sharani, si dhe plotësimet dhe sugjerimet nga klubet si KH BESA Famiglia, KH Zhegra dhe KH Vushtrria, Bordi  aprovoi Propozicionet e garave për edicionin 2015/16, ne të peshë të veçantë ka se klubet ne edicionin 2015/16 kotizimin për pjesëmarrje në gara do ta kenë si vijon:

–       1500 euro Superliga e meshkujve, nga te cilat FHK-ja mbulon 500 euro, kurse klubet do te paguajnë 1000 euro ne dy kiste vjeshtë dhe pranverë nga 500 euro.

–       900 Superliga e femrave, nga te cilat FHK-ja mbulon 400 euro, kurse klubet do te paguajnë 500 euro ne dy kiste, vjeshtë dhe pranverë nga 250 euro.

–       400 euro Liga e parë e meshkujve, nga te cilat FHK-ja mbulon 150 euro, kurse klubet do te paguajnë 250 euro ne dy kiste, vjeshtë dhe pranverë nga 125 euro.

–        200 euro Liga e parë e femrave, nga te cilat FHK-ja mbulon 100 euro, kurse klubet do te paguajnë 100 euro ne dy kiste, vjeshtë dhe pranverë nga 50 euro.

Bordi ne mbledhje mori vendim qe në këtë edicion klubet te lirohen nga pagesa  e personave zyrtarë (gjyqtarëve, kontrolluesve dhe vëzhguesve) nga taksat dhe mëditjet e klubeve të të gjitha ligave, kurse klubeve ju mbetet pagesa vetëm e shpenzimeve të rrugës. Deri te ky vendim erdhi me qëllim të ndihmës dhe mbështetjes për zhvillimin e garave duke pasur parasysh kushtet e rënda ne te cilat po veprojnë klubet e hendbollit, me shpresë se klubet do te mobilizohen dhe ngrisin cilësinë.

Anëtarët e Bordi pasi shqyrtuan  listën e personave zyrtarë për edicionin 2015/16  ratifikoi vendimin e KD të SHGJK-së, çiftet e gjyqtarëve dhe kontrolluesve  për edicionin garues 2015/16.

Bordi shqyrtojë kërkesën e protokolluar nga një grup klube te cilat kërkojnë të mbahet Kuvendi i punës, mirëpo, pasi kërkesa nuk kishte vetëm një nënshkrues por disa dhe atë në aneks, duke pasur parasysh informatat zyrtare nga klubet, këtë shkresë si jo legjitime, dhe ne te njëjtën kohë materialin e dorëzuar nga klubet  dhe përfaqësuesit e  shoqatave si anëtarë të Kuvendit (25 klube dhe anëtarë) Bordi këtë çështje  ja përcjell Këshillit mbikëqyrës të FHK-së,  qe Këshilli mbikëqyrës te vlerëson validitetin, kurse ndaj atyre personave të paautorizuar nga klubet, te merren masat ndëshkuese sipas Rregullores disiplinore të FHK-së.

Në fund duke u bazuar ne punën e kaluar shumë te frytshme te Bordit viteve  2013 dhe  2014 dhe këtë gjysmë edicion, sukseset e arritura sidomos pranimit me te drejta te plota ne EHF dhe IHF, pastaj garave ne kualifikimet për EURO ne te gjitha kategoritë  dhe konkurrencat, si dhe kulminacionin e  organizimit të Kampionatit të IHF –it për shtete ne zhvillim ne muajin qershor ne Kosovë, Federata e Hendbollit përmbylli një cikël te madh te angazhimeve dhe obligimeve.

Duke  ditur se FHK-ja ka angazhime edhe ne periudhën ne vijim sidomos gjate muajit tetor dhe nëntor siç janë paraqitja e skuadrave tona ne garat e Kupave të EHF-it, kurse ne muajin nëntor edhe pjesëmarrja ne kualifikimet për Kampionatin Botëror për meshkuj që zhvillon Përfaqësuesja e jonë me 4 nëntor ne Prishtinë me Lituaninë dhe 7 nëntor me Sllovakinë ne Bratislavë, dhe Kongresin e 35 të IHF-it nga data 6-9 nëntor ne Soqi te Rusisë si dhe Kongresit te 13-te jashtëzakonshëm te EHF-i me 14 nëntor 2015 ne Bukuresht te Rumanisë, Bordi i FHK-së morri vendim që si datë orientuese për mbajtjen e Kuvendit  te punës të cakton datën 19 nëntor 2015, duke e ditur se deri me tani nuk ka pasur asnjë vërejtje me shkrim nga asnjë klub, por edhe duke ju përshtatur  Statutit te EHF-it dh IHF-it për organizmin e Kuvendeve.