FHK del me njoftim zyrtar: Ja kur zhvillohet ndeshja e ndërprerë Trepça – Prishtina!

Të hënën (sot) prej orës 19:00 vazhdon ndeshja në mes të Trepçës dhe Prishtinës, që ishte ndërprerë të shtunën.

Ndeshja e xhiros së 18-të të Superligës së meshkujve ishte ndërprerë për shkak të lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të Trepçës, nga një përplasje mes tyre.

Me pajtimin e dy klubeve, komesari i garave ka vendosur që ndeshja të vazhdoj sot.

Të shtunën është luajtur deri në minutën e 11-të, ndërsa rezultati në momentin e ndërprerjes ishte 5:2 në të mirë të Prishtinës.

Të hënën (sot) prej orës 19:00 vazhdon ndeshja në mes të Trepçës dhe Prishtinës, që ishte ndërprerë të shtunën. Ndeshja…

Gepostet von Federata e Hendbollit e Kosovës am Montag, 9. März 2020