Futbollit kosovar i duhen më shumë trajnerë si Arsim Gojani

Futboll sulmues dhe disiplinë të jashtëzakonshme. Arsim Gojani ka krijuar një skuadër model, të cilën ia doli që ta ngritë edhe zyrtarisht në Superligë.

Pos arritjes së objektivit të madh, Vëllaznimi ka arritur dy gjëra shumë pozitive, që dëshmojnë se trajnerë si Gojani i duhen më shumë futbollit kosovar, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Vëllaznimi është zyrtarisht skuadra më e disiplinuar në futbollin kosovar në të gjitha kategoritë.

18033570_1487771577942031_4748316967134292278_n

Sipas statistikave të FFK-së, gjakovarët kanë mbledhur 257.7 pikë pozitive, duke lënë pas Feronikelin me 203.43 pikë dhe Dritën me 202.34 pikë.

Kjo është meritë e dorës së Gojanit, i cili ka punuar po ashtu shumë edhe me sulmin e skuadrës, duke e bërë atë larg më të mirin në Ligën e Parë.

Në 27 ndeshje, Vëllaznimi ka shënuar 50 gola, më shumë se 10 skuadra të Superligës, pos Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Anija kuqezi ka festuar dje lundrimin drejt Superligës dhe më meritorët janë sigurisht futbollistët, por që janë drejtuar për mrekulli nga një marinar vizionar si Arsim Gojani. /Gazeta Olle/

vellaznimi