Futbollisti i Kosovës U-17, blenë fanella për shkollën e tij

Blerjon Avdimetaj po llogaritet si një nga talentët premtues të futbollit kosovar.

Djaloshi i skuadrës A&N ka bërë një gjest të mirë.

Nga paratë që merr te skuadra kosovare, Avdimetaj ka marrë iniciatvën për të bërë me fanella shkollën e tij.

Blerjoni ka siguruar disa fanella për shkollën “Bajram Curri”, në Strellc të Epërm të Deçanit.

Avdimetaj është pjesë e Kosovës U17 dhe flitet se shpejt mund të prekë Evropën pasi që bëhet fjalë për një talent me të ardhme të ndritur.

Skuadra e tij, A&N, garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.