FFM tregon arsyet pse nuk duhet blerë biletat ndaj Kosovës në ‘tregun e zi’

Federata e Futbollit e Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka njoftuar se janë shitur të gjithë biletat për ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet me 26 mars në Shkup.

Por, kjo federatë, tashmë ka dalë me një njoftim të ri, për të gjithë ata që biletat tashmë kanë filluar t’i shesin në treg të zi, përcjellë Gazeta Olle.

FFM paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare do të përballet me Kosovën në ndeshjen e Play Off për Kampionatin Evropian 2020. Biletat për ndeshje tashmë janë shitur.

Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë.

Tutje bëhet e ditur se të gjithë personat që kanë blerë bileta, në stadium do të lejohen të futen me dokument personal identifikimi.

“Kujtojuni të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të ekipit tonë kombëtar që në ditën e ndeshjes duhet të mbajnë një dokument personal identifikimi teksa hyjnë në Arenën Kombëtare për ndeshjen e 26 marsit, dhe do të kontrollohen nga Departamenti i Brendshëm (zyrtarë të Ministrisë së Brendshme) për saktësinë e të dhënave personale të biletave dhe nuk do të lejohen që tifozët të hyjnë në stadium nën emër tjetër. Ne paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.