FFK vazhdon të furnizojë me fanella dhe topa klubet e Ligës së Dytë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vazhduar turin e tij në realizimin e projektit për ndihmë klubeve të Ligës së Dytë me fanella dhe topa.

“Ai të mërkurën në shoqëri të anëtarit të KE të FFK-së, Luan Vokshi dhe zv.sekretarit Arianit Ahmeti ka qëndruar në Gjakovë, ku edhe njëherë ka ritheksuar përkrahjen për klubet e Ligës së Dytë si dhe ka bërë shpërndarjen e fanellave dhe topave për 10 klube”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton Gazeta Olle.

Ademi ditë më parë qëndroi edhe në Pejë dhe Anamoravë, për të njëjtën arsye.