FFK “shumë e lumtur” me rrjedhën e kampionatit, më 28 mars mbahet Kuvendi i Punës

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë shqyrtuar një varg temash që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit.

Me këtë rast KE analizoi rrjedhën dhe mbarëvajtjen e garave në këtë fillim të stinorit pranveror si dhe përgatitjet që po bëhen për organizimin e ndeshjeve të Kombëtares për muajin mars.

Ndërkohë, ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe caktimi i datës së Kuvendit të Punës të FFK-së, me ç’rast KE vendosi që kuvendi të mbahet më 28 mars në Prishtinë.