FFK merr vendim të rëndësishëm për skuadrat që po e kërkojnë titullin dhe ato të mbijetesës

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim të rëndësishëm për tri ndeshjet e fundit të IPKO Superligës dhe Ligës së Parë.

Sipas tyre, edhe këtë herë, tri javët e fundit do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë.

“Të implementohet neni 14 i Propozicioneve të Garave lidhur me fillimin e ndeshjeve dhe orarin e tyre për IPKO Superligën dhe Ligën e Parë të Kosovës. Në këtë kontekst, të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës dhe të Ligës së Parë, në tri xhirot e fundit të zhvillohen në ditën e njëjtë dhe kohën e njëjtë”, thuhet në vendimin e FFK-së, raporton Gazeta Olle.

Tri skuadra po e kërkojnë titullin në Superligë, ndërsa gjashtë të tjera po e kërkojnë mbijetesën.