FFK lë në harresë skuadrat e Ligës së Parë, reagon njëra nga to!

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si rezultat i pandemisë së koronavirusit tashmë e dy muajt e fundit.

Madje një vendim për rifllimin të mundshëm të stërvitjeve para muajit qershor mund të merret sot, pas një takimi që pritet të mbahet në mes të FFK-së dhe Ministritë të Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Gazeta OLLE.

Madje FFK ka kërkuar edhe mendimin e klubeve të Superligës për ta rifilluar apo jo edicionin 2019/20.

Pikërisht për këtë arsye kanë reaguar edhe zyrtarët e KF “Liria”, të cilët e kanë quajtur si të padrejtë anashkalimin që u është bërë nga FFK-ja klubeve të Ligës së Parë.

Erxhan Dana, drejtor në klubin prizrenas ka të thënë se zyrtarët e FFK-së nuk duhet harruar edhe Ligën e parë, teksa duhet marrë mendimet edhe të klubeve që garojnë në këtë rank garash, të cilat janë jo pak për nga historiku që kanë.

Dana ndër të tjerash ka theksuar se Liria është për ta vazhduar kampionatin, ndërkohë që përmend edhe opsionin e Play Offit për t’u zhvilluar.

Madje, Dana e ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Lirisë në edicionin e ri futbollistik 2020/21 nëse FFK nuk konsultohet paraprakisht me klubet e Ligës së Parë për fatin e këtij edicioni.

Më poshtë e keni edhe publikimin e plot të Danës:

“Lidhur me debatin për vazhdimin ose jo të kampionatit, Liria konsideron se pa të drejtë po anashkalohet Liga e Parë, duke mos u përfshirë fare në këto konsultime. Liga e parë ka skuadra që kanë tituj e hargjime sa shumica e ekipeve dërmuese të Superligës. Liria, është ndër to. Ne s’ na ka kontaktuar askush si KF Liria për të marrë qoftë mendim formal, se a jemi a jo për vazhdimin e kampionatit?!

Ne, si klub konsiderojmë që krahas Superligës poqese vazhdon kampionati, pjesa e mbetur, njëjtë duhet të veprohet edhe me Ligën e Parë. Ne, kemi pasur hargjime që kalojnë 200 mijë euro në paga, pagesa banesash, ushqim dhe hargjime të tjera. Është e padrejtë poqese nuk vazhdojnë garat edhe në Ligën e Parë, përderisa janë në pyetje 30 pikë nga 10 të gjiro e që gjithëçka është e hapur. Si klub ndihemi të dëmtuar sepse padrejtësishtë po privohemi nga e drejta për rikthim në Superligë duke ditur angazhinet dhe shpenzimet e mëdha.Ky është diskrimin!

E pakta që FFK në këtë situatë do të duhet të organizonte një plej-off mes klubeve pretendente për hyrje në elitë, qoftë për 4 apo për 6 ekipet e para. Ndryshe, ky është diskriminim dhe përbuzje, duke mos marrë mundin të kërkohet nga zyrtarët e FFK- s një mendim nga klubet e Ligës së Parë.Po i referohemi gjendjes deri në këtë kohë dhe asaj që po lexojmë në media, ku debati për nisjen- vazhdimin e garave është vetëm për Superligë ! Ne, si klub jemi për vazhdimin e pjesës së mbetur, ose të paktën organizimin e një plej-offi të ekipeve pretendente për inkuadrim në Superligë. Çfarëdo vendimi i marrë pa konsultim me ne, na dëmton si klub dhe e ve në pikëpyetje qështjen e marrjes pjesë në kampionatin e ri”.