FFK: Ky është viti ynë

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur sot një takim me vëzhgues e kontrollorë, të cilëve ua ka bërë me dije se ky është viti i futbollitkosovar, prandaj nga ta ka kërkuar mbarëvajtje sa më të mirë të garave.

“Z. Ademi tha se ky vit do të jetë në shenjë të futbollit dhe se kemi sinjale pozitive se FFK-ja shumë shpejt do të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe së këndejmi do të jemi në monitorim, ndaj edhe kërkohet nga të gjithë ju që të jeni në nivelin e detyrave si dhe të keni koordinim të plotë në relacionet kontrollorë-vëzhgues dhe gjyqtarë”, ka thënë Ademi, njofton FFK.

“Nga puna e juaj varen shumë edhe vendimet e komisioneve tona. Unë besoj se ne dimë dhe mundemi që bashkërisht të bëjmë punën më të mirë të mundshme në të mirë të përparimit të futbollit të Kosovës. Ndërsa, Komisari i garave z. Ismet Ahmeti ka folur për punën e vëzhguesve, dhe ndaj një numri të tyre ka qenë edhe kritikë sepse shpesh nuk e kanë pasqyruar realitetin në ndeshje me çka kanë vështirësuar punën e komisioneve. Prandaj kërkojmë na të gjithë që me përpikëri në raportet e tyre ta shkruajnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, në të kundërtën do të përballen me masa disiplinore që nuk i do askush”, shtoi Ademi.

Për punën e kontrollorëve ka folur kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve z. Përparim Hasani, i cili theksoi dhe kërkoi nga kontrollorët që të jenë sa më syçelë në monitorimin e gjyqtarëve që të kemi një pasqyrë reale të ndarjes së drejtësisë nga ana e tyre dhe që të jenë të paanshëm. Kryetari Këshillit profesional z. Ismet Shurdhani u shpreh se Këshilli profesionale do të jetë shumë konsekuent ndaj të gjithëve dhe me kujdes do të analizojë çdo ndeshje dhe çdo rast që ka dilema dhe i vlerësuar për të ardhur deri të e vërteta. Nga ana e tyre kontrollorët dhe vëzhguesit edhe njëherë u zotuan se do të bëjnë çmos që secili ta kryejë detyrën e tyre në përputhje me rregulloret dhe aktet tjera normative. (Gazeta Olle)