FFK konfirmon vendimin për ndeshjen e ndërprerë, KEK-u-Vllaznia

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar vendimin për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet KEK-ut dhe Vllaznisë së Pozheranit, pranë rezultatit 2:0.

Komisari i Garave ka vendosur që këtë ndeshje ta fitojë Vllaznia, 3:0.

Takimi i zhvilluar në Kastriot ishte ndërprerë për shkak të sulmit në gjyqtarin Jakup Gashi.