FFK-ja pret shoqatën e gazetarëve sportivë

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, bashkë me nënkryetarin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, pritën kryetarin e Shoqatës Profesionist të Gazetarëve Sportivë të Kosovës Arlind Grantollin me Këshillin drejtues.

Kryetari SHPGSK-së Grantolli duke falënderuar kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri për mikpritje e njoftoi për planet që ka kjo Shoqatë ne të ardhmen. “Ashtu siç po ndërkombëtarizohet sporti i Kosovës ashtu edhe ne gazetarët po synojmë të ndërkombëtarizohemi që nënkupton anëtarësimi në AIPS-sa por në këtë drejtim na mbetet shumë të angazhohemi. Si pikë e dytë e synimeve tona është që të vazhdojmë ndarjen e çmimit “Ali Shala” me një ceremoni ashtu siç e meriton doajeni i gazetarisë sportive e Kosovës.

Pastaj do të organizojmë turneun përkujtimor kushtuar gazetarit sportivë dhe futbollistit të Prishtinës Burim Hatipi. Ne si Shoqatë kërkojmë një trajtim më dinjitoz sidomos nëpër stadiume. Të kemi një vend të caktuar nga ku gazetarët do të mund pa pengueshem ta kryejnë misionin e tyre. Pastaj do të kishim dëshirë që të jemi edhe pjesë e seminareve të ndryshme. Nga ana e tij kryetari Vokrri ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim me Shoqatën sikur edhe deri me tash sepse FFK-ja gjithmonë ka ofruar bashkëpunim edhe pse Shoqata në periudha të caktuara nuk ka qenë funksionale.

Ne e çmojmë punën tuaj sepse gazetarët janë ata që promovojnë futbollin e Kosovës. Unë ju falënderojë edhe për mirëkuptim që keni treguar në momente të duhura. Jemi të vetëdijshëm që shpesh jeni ballafaquar me situata jo fortë mira dhe pengesa të ndryshme por ne do të angazhohemi që gazetarët sportivë të trajtohen mirë dhe të kenë një vend të veçuar nga ku do të raportojnë për mediumet e tyre. Do të jemi të gatshëm të ju ndihmomë edhe në projektet e caktuara dhe në realizimin e synimeve tuaja”.