FFK flet për fletëlëshimet e Vllaznisë, kjo është situata e re

Drejtuesit e klubit të Vllaznisë i kanë rënë pishman që i kanë liruar futbollistë, por kjo gjë duket se është e kot.

Gazetasheshi.com raportoi mbrëmë se ata kanë refuzuar kërkesat e disa klubeve për transferimin e lojtarëve të tyre nëpërmjet sistemit ‘fifa connect’, por kjo do të jetë e kot, pasi lojtarët tashmë i kanë marrë fletëlëshimet dhe janë të lirë të ndrrojnë ambient.

Federata e Futbollit e Kosovës ka sqaruar situatën me futbollistët e Vllaznisë, të cilët i kanë marrë fletëlëshimet.

drita vllaznia

“Në momentin që klubi u ka dhënë futbollistëve fletëlëshimin ata janë të lirë. Edhe nëse kanë hyrë në sistem për të bllokuar transferimet e tyre kjo nuk do të vlejë”, ka thënë administratori i FFK-së, Adem Çollakaj për Kornerin.

Kësisoj, të gjithë lojtarët që kanë fletëlëshimet e klubit përkatës mund të ndërrojnë ambient edhe nëse refuzohet kalimi i tyre nëpërmjet sistemit digjital.

vllaznia

vllaznia drenica