FFK e dërgon në pushim Genc Nuzen me shokë

Si duket disa lëshime të bëra në ndeshjen derbi Gjilani – Drita kanë bërë që gjyqtarët e takimit të mbeten pa deleguar këtë javë.

Ishte Genc Nuza me dy asistentit e tij Fatlum Berisha e Selim Isufi të cilët kishin gabuar në disa raste në derbin e madh të Anamoravës, shkruan portali “Futbollikosovar.com”.

Kurse sot në ueb-faqen zyrtare të FFK-së, janë publikuar zyrtart e ndeshjeve të fundjavës dhe ajo që vërehet është mos delegimi në as një takim i kësaj tresheje të lartë cekur.