FFK dënon skuadrat kryesuese të Ligës së Parë

Komisioni Disiplinor ka “lëshuar dorën” ndaj skuadrave të Ligës së Parë, duke shqiptuar dënime pas ndeshjeve të fundjavës.

Vëllaznimi është dënuar me 800 euro për shkak të fyerjeve mes publikut gjakovar dhe atij mysafir në ndeshjen ndaj Dukagjinit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ndërkohë, me 600 euro është dënuar edhe Dukagjini, për shkak të sjelljeve jo-sportive dhe thyerjes së rrethojës nga tifozët e kësaj skuadre.

Janë dënuar po ashtu edhe futbollistët Qerim Gashi (Onix Banja) me dy ndeshje, Krenar Selimi (Dinamo, Ferizaj) me pesë ndeshje dhe Endrit Troshupa (Fushë Kosova) me tri ndeshje.

loading...