FFK dënon rëndë Munishin dhe futbollistin e Vëllaznimit

Komisioni Disiplinor pranë FFK-së ka shqiptuar dënime të rënda për Ismet Munishin dhe Yll Myrtën e Vëllaznimit.

Më poshtë e keni njoftimin për shtyp të FFK-së, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.10.2017 – ditë e enjte ora 14,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara nga java e fundit datë 7-8.10.2017 (Liga e Parë) dhe 10-11.10 2017 (Vala Superliga) dhe për të njëtat duke iu referuar rapoprteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto;

ISMET MUNISHI; kryetarjner i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës 1170780813, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive ( motivi; fyerje dhe sharje të rënda drejtuar gjyqtarve të ndeshjes veqanërsiht gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu si dhe organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës – minuta e 90-të kur edhe largohet nga pankina, por se i njëjti edhe pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushë dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së,) në ndeshjën e javës së IX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes së zhvilluar në Drenas dhe deklarata ekryetrajnerit Ismet Munishi datë 11.10.2017 )

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi respektivisht data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të FFK-së.

ismet munishi

YLL MYRTAJ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje josportive ( motivi ; pas përfundimit të ndeshjës me vrap hyri në fushë dhe iu drejtua gjyqtarëve të takimit me fyerje dhe ofendime me banale të njejtën e bëri edhe për organet e FFK-së i lartë cekuri për atë ndeshje nuk ishte në protokllin zyrtar por së në cilësi të spektatorit dhe i identifikuar me veshjen e sipërme të klubit amë ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – VELLAZNIMIe zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata e kërkuar e lojtarit Yll Myrta e dates 11.10.2017)

DENOHET

Me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4″.

myrta