Feronikeli prezanton trajnerin dhe katër top-futbollistë, njëri është super-befasi (FOTO)

Feronikeli ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës dhe katër transferimet e reja.

Klubi nga Drenasi ka nënshkruar me mbrojtësin Arbër Prekazi, dy mesfushorët Qemail Elshani dhe Albert Dabiqaj dhe me sulmuesin Granit Arifaj, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Lojtarët janë prezantuar sot në konferencën për shtyp në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

cats

 

Klubi është shprehur optimist që me këto ardhje, do të luftojë për kreun e tabelës përsëri.

Kujtojmë që Prekazi, Elshani dhe Dabiqaj në edicionin e fundit janë angazhuar te Besa, ashtu sikurse edhe trajneri Sejdiu.

Ndërkohë, Arifaj ishte pjesë e Drenicës, ndërsa në verë nënshkroi me Lirinë e Prizrenit, të cilën më pas e tradhtoi keq.

arberprekazi

qemail elshani

dabiqaj

granit arifaj