“Feronikel, urime fitorja e parëndësishme”

Trepça ’89 nga Mitrovica kremtoi titullin e kampionit, të parin në historinë e tyre në elitën e futbollit.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku ishin tubuar mbi 6 mijë shikues, që krijuan një atmosferë të rrallë, ku kremtuan titullin e kampionit të skuadrës së zemrës.

Feronikeli e fitoi këtë ndeshje me shifrat 3:0.

diar mustafa

Klubi nga Mitrovica pritet të përballet edhe me largime. ’89 nuk ka arritur marrëveshje me mesfushorin Diar Mustafa.

Ai flet për titullin kamion dhe të ardhmen e tij. “Një stinor shumë i mirë, me punë me angazhim ia arritëm qëllimet. Feronikelin ia uroj fitoren e parëndësishme. Sot ka qenë festë dhe nuk jemi koncentruar aq shumë. E dimë kapacitetin e gjithë ekipit dhe shpresoj se do të vazhdohet kështu”, tha Mustafa për Supersport, përcjellë Gazetaolle.com. /Gazetaolle.com

trepca 89