“Fadil Vokrri” mbulohet nga bora para super sfidës Prishtina-Ballkani!

Bora që po bjen sot në vend ka “zbardhur” terrenet sportive.

Stadiumi “Fadil Vokrri” para super sfidës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit është mbushur i tëri me borë, përcjellë Gazeta Olle.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihet që fusha është mbuluar krejtësisht nga shtresa e borës.

Mbetet të shihet nëse intensiteti i reshjeve do të ndalet gjatë ditës.

Ekipet punuese pritet të kenë jo pak punë në fushën e “Fadil Vokrrit”, për ta bërë terrenin e gatshëm për ndeshjen e së shtunës.

Prishtina-Ballkani zhvillohet prej orës 17:00 nën dritën e reflektorëve. /Gazeta Olle/