Fetahu apo Rugova në krye të FBK-së?

Arben Fetahu dhe Artan Rugova janë në garë për postin e kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në kuvendin e jashtëzakonshëm që mbahet nesër (18.00) në hotelin në “Orion” në Prishtinë, delegatët do të vendosin se cili do të jetë kryetari i ri.

Ky kuvend mbahet për shkak të dorëheqjes së Erolld Belegu nga pozita e kryetarit të FBK-së, i cili e kishte dhënë arsyetimin e dorëheqjes së tij.

Sipas tij, dy poste është konflikt interesi dhe nuk e kishte pa të moralshme të rrinë aty dhe kishte dhënë dorëheqje.

Një fakt tjetër që duhet kujtuar, kandidatë për kryetar të FBK-së, Arben Fetahu ka 23 nominime dhe Artan Rugova është me 7 nominime.

Kështu që FBK në gjirin e saj ka 32 anëtarë, do të thotë gjithsej 40 delegatë.