Festoi si “çetnik” ndaj Shqipërisë, sot ushtron me juniorët

Nga “Elbasan Arena” në Turqi, Dushko Tosiç siç duket ka bërë gabimin më të madh…Lojtari i Serbisë dhe i Beshiktashit ngrititre gishta në përballjen me Shqipërinë.

Por, provokimet nuk i ndali as te skuadra turke. Trajneri i kësaj të fundit, Senol Gunes, raportohet nga mediet turke se e ka dënuar futbollistin serb me një pezullim, madje siç njoftojnë mediat turke, ai po stërvitet me ekipin e të rinjve.

Tosiç ditë më parë kishte refuzuar t’i takonte tifozët turq, të cilët ia shpalosën Flamurin shqiptar para syve para ndeshjes me Rizespor. Gjithnjë sipas mediave turke, Tosiçit i është thënë të gjejë skuadër deri në merkatos së janarit, pasi nuk ka treguar paraqitje sipas parashikimeve