Festë te Liria: Tortë e bakllava për ditëlindjen e kapitenit

Sot në skuadrën e Lirisë nuk ka qenë një ditë e zakonshme por ka pasur festë, sepse kapiteni Erdogan Brando e ka pasur ditëlindjen.

Futbollistët e skuadrës së parë ia festuan Brandos ditëlindjen me pije dhe me tortë, e cila ishte me stemën e klubit me histori të madhe në futbollin kosovar.

Kryesia e klubit e ‘furnizoi’ skuadrën me dy bakllava, një paradite për ekipin junior, të cilët janë inkuadruar në Superligë, dhe një për seniorët.

Ju kujtojmë që Brando ka një përvojë për lakmi, pasi që përpos Lirisë, ai është paraqitur pozitivisht edhe për Besën, Bashkimin dhe Renovën e Maqedonisë. /Gazeta Olle

11329969_964934420206406_3153515159218055505_n