Festë kuqezi, aeroplani i Kombëtares mbërrin në Rinas

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Rinas. Rreth orës 15:35 minuta avioni i kombëtares shqiptare është ulur në aeroport.

Stafit të kombëtares i është rezervuar një pritje zyrtare, ku në aeroport në pritje të kombëtares për t’i uruar mirëseardhjen me një falënderim të madh për gjithë atë që na kanë dhuruar dhe përfaqësimin dinjitoz që i bënë kombit, është Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Nikolla.

Më pas ndalesat do të jenë tek Bashkia e Tiranës, ku do të marrë edhe “Çelësin e Qytetit”, ndërsa në Ministrinë e Jashtme do të bëhet aplikimi për pasaportat diplomatike. Në fund festa me madhe me tifozët në FanZone, ku idhujt kuqezi do të priten nga një numër i madh tifozësh.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për bllokimin e rrugëve ku do të kalojë delegacioni i kombëtares, si dhe janë marrë të gjitha masat për sigurinë pranë institucioneve ku do të ndalojë kombëtarja, shkruan Top-Channel.