Festa me nderimin ushtarak, Turqia iu dedikoi fitoren forcave turke të cilat po luftojnë në Siri

Turqia mposhtu Shqipërinë me një gol në minutat e fundit të realizuar nga sulmuesi Tosun, i cili përfitoi nga gabimi i Strakoshës, duke mos falur me portën e boshatisur.

Ky gol çoi peshë zemrat e tifozëve turq, të cilët janë një hap larg kualifikimit.

Në momentin e shënimit të golit, nuk mungoi festa e veçantë e futbollistëve turq, të cilët festuan me simbolin e nderimit ushtarak.

Mediat vendase zbulojnë se ai festim ishte për forcat e armatosura turke që po luftojnë në Siri kundër kurdëve.

Ata janë cilësuar si terroristë nga qeveria turke.