Festa epike e sulmuesit të Arsenalit, më e bukura e javës në Evropë

Arsenali ka përmbysur gjithçka në Emirates për t’u kualifikuar në çerekfinale të Europa League

Pas humbjes 3-1 në udhëtim, Arsenali ka treguar dhëmbët në takimin e dytë, për të fituar 3-0, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Europa League.

“Topçinjtë” e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e parë pas 5 minutave lojë, Pierre-Emerick Aubameyang ishte ai që zhbllokoi rezultatin.

Kurse për 2-0 shënoi mesfushori i ri, që po luan si mbrojtës i djathtë, Ainsley Maitland-Niles, në minutën e 15’, pas një asisti nga ana e Aubameyang.

Kjo ishte nata e ish-sulmuesit të Borussia Dortmundit, që gjeti një tjetër gol në këtë ndeshje, të dytin personal dhe të tretin për ekipin e tij në minutën e 72’.

Ai e festoi atë në mënyrë unike.