Feronikelit i kthehet lojtari më në formë për ndeshjen ndaj Gjilanit

Feronikeli po vazhdon me përgatitjet për sfidën së premtes, me ç’rast i pret një udhëtim i vështirë përballë Gjilanit.

Skuadra që drejtohet nga Sulejman Starova po vazhdon të përgatitet intensivisht për këtë sfidë, ndonëse luftën për titull nuk e konsiderojnë si të përfunduar.

Lajme të mira për skuadrën nga Drenasi vijnë nga infermieria, pasi që mesfushori Albutrint Morina ka lënë prapa lëndimin që e pësoi në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 në fundjavë dhe ka vijuar rregullisht me seancat stërvitore.

Fotografia e KF Feronikeli

Morina llogaritet pjesë e rëndësishme e skuadrës së “Niklit”, derisa pritet të jetë i gatshëm edhe për duelin e së premtes.

Më poshtë keni disa imazhe nga seanca e fundit stërvitore e Feronikelit.

Fotografia e KF Feronikeli