Feronikeli-Vushtrria, ky është rezultati i takimit

Feronikeli e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat të pastër 3:1, në një ndeshje të karakterit kontrollues.

Golat për ekipin e Gani Sejdiut i shënuan Mevlan Zeka, Përparim Livoreka dhe Mendurim Olluri, ndërsa për vushtrriasit realizoi Taulant Avdyli.

Top-përforcimi i skuadrës së Niklit, Mentor Zhdrella, nuk është paraqitur për asnjë minutë në këtë takim.

Kjo ndeshje miqësore ndërmjet dy kampionëve të fundit të Kosovës, u zhvillua në Drenas.