Feronikeli-Trepça ’89, rikthehet Behar Maliqi

Buzëqesh Feronikeli. Behar Maliqi është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Trepçës ’89 dhe ai është i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë.

Mesfushori ka ushtruar rregullisht gjatë kësaj jave, ndërsa tani mbetet të shihet nëse Gani Sejdiu do të vendosë për ta inkuadruar si titullar.

Dueli ndërmjet Feronikelit dhe 89-shit, zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 13:30. /Olle