Feronikeli tregon arsyen pse nuk u licencuan

Dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka treguar arsyen përse nuk ishte në mesin e skuadrave të licencuara.

Klubi mga Drenasi ishte licencuar vitin e kaluar, kurse këtë vit nuk mori licencën pavarësisht se nuk do të garojë në Evropë.
“Feronikeli dëshiron të bëjë të ditur që klubi ynë nuk ka dështuar në këtë proces, por është tërhequr me vetëdëshirë pasi kemi qenë larg nga pozitat e para të Vala Superligës (pozita e parë dhe e dytë), dhe e ka parë të arsyeshme të tërhiqet nga procesi”, thuhet në reagimin e Feronikelit, raporton Gazeta Olle.