Feronikeli transferon Mazrekajn

Feronikeli nuk ka të ndalur, pasi tashmë ka arritur marrëveshje me Trepçën ’89 për huazimin e Gentian Mazrekajt.

Mbojtësi i majtë pejan tash e një kohë është në klubin mitrovicas, por problemet me lëndime nuk e kanë lënë të rikthehet në maje.

Siç merr vesh GazetaOlle.com, palët tashmë janë marr vesh dhe lojtari do të bashkohet me klubin drenicas.

Image result for gentian mazrekaj

Para tij te Feronikeli ka zbarkuar Albutrinit Morina nga Vëllaznimi.

Afati kalimtar mbetet i hapur deri më 31 janar, ku klubet janë të interesuara të përforcohen.

Tashmë disa klube vetëm sa i kanë kryer disa transferime. /Gazeta Olle/

Image result for gentian mazrekaj