Feronikeli ‘rrëmben’ Pecin, afër edhe Zeka

Vazhdon përforcimet skuadra e Feronikelit. Kampionët në fuqi të Kosovës dhe fituesit e ‘Digitalb Kupës’, së fundmi kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e Trepçës ’89, Ibrahim Pecin. “E kemi përfunduar marrëveshjen me Ibrahim Pecin, por me një kusht. Ai do të provohet në Sllovaki dhe nëse nuk arrin marrëveshje atje, do ta vazhdojë karrierën në ekipin tonë”, ka thënë drejtori i klubit të Feronikelit, Artan Berisha.

Ekipi i trajnerit Gani Sejdiu, është afër marrëveshjes edhe me sulmuesin Mevlan Zeka, i cili në edicionin e fundit e barti fanellën e Vëllaznimit. “Besoj se nesër (e hënë) do ta zyrtarizojmë edhe Zekën”, potencoi Berisha.