Feronikeli refuzon këtë klub nga Shqipëria për Doshlakun

Mbrojtësi i Feroniekelit, Lulzim Doshlaku, ka pranuar një ofertë nga skuadra e Bylisit të Ballshit, ofertë e cila është  refuzuar nga klubi kosovar.

Doshlaku ka kontratë me Feronikelin edhe për një vit. Është drejtori i klubit të Feronieklit, Artan Berisha, i cili e konfirmon lajmin. “Bylisi ka bërë një ofertë për Doshlakun, por ne nuk e kemi liruar dhe ai do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e Feronikelit. Doshlaku ka kontratë edhe për një vit me klubin tonë”, ka deklaruar Artan Berisha për sportal.al. Doshlaku edhe më parë ka luajtur për Bylisin. Ai konsiderohet një ndër mbrojtësit më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës.