Feronikeli – Prishtina, çmimi i biletave gëzon tifozët, por ku do të vendosen “Plisat” e “Tigrat e Zi”?

 Ethet e Superkupës së Kosovës po afrohen. Kanë mbetur edhe dy ditë deri në zhvillimin e super-ndeshjes, Feronikeli – Prishtina, e cila luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës.

Gazeta Olle mëson se çmimi i biletave për këtë takim është 1 euro, në të gjitha hyrjet e stadiumit.

Ndërkohë, tifozerët e Prishtinës do të vendosen në tribunën e vetme pas portës, kurse ata të Feronikelit, “Tigrat e Zi”, në tribunën lindore. /Olle