Feronikeli prezanton Mevlan Zekën

Feronikeli ka nisur epokën e përforcimeve. Klubi nga Drenasi ka prezantuar Mevlan Zekën.

“Përforcimi më i ri Feronikelit është Mevlan Zeka, i cili edhe më parë kanë qenë lojtar i klubit tonë, kurse tash po rikthehet më i fortë se kurrë për të dhënë kontribut dhe për të shtuar vlerën e lojës së Feronikelit”, thuhet në njoftimin e Feronikelit, raporton “GazetaOlle.com”.

Në sezonin e kaluar Zeka ishte pjesë e Lirisë, teksa më parë ka luajtur edhe në klubin e Vëllaznimin.

Shumë shpejt do të bëhen publikë edhe shumë emra të mëdhenj, të cilët do t’i bashkohen klubit tonë.