Feronikeli për fitoren e këndelljes, sfida interesante edhe në Vushtrri e Klinë

Pas tri ndeshjeve të djeshme, sot Ipko Superliga sjellë edhe tri takime tjera në kuadër të xhiros së pestë.

Kampioni aktual, Feronikeli, rikthehet në “Rexhep Rexhepi” ku përballet me Flamurtarin, përcjellë Gazeta Olle.

Dy humbjet në katër ndeshjet e para ia bëjnë Niklit të domosdoshme fitoren sot, mirëpo duhet të kenë kujdes nga kuqezinjtë prishtinas, që jo rrallë herë kanë befasuar ekipet favorite në udhëtim.

Ndeshje tjetër interesante luhet në “Ferki Aliu”, ku përballen Vushtrria dhe Drenica.

Vushtrriasit vijnë pas triumfit në Ferizaj ndërsa drenicasit pas humbjes në shtëpi nga Gjilani, me sfidën që pritet të jetë e paparashikueshme dhe e hapur për tri rezultatet.

Dueli tjetër luhet në Klinë ku Dukagjini luan ndaj Ferizajt për fitoren e parë sezonale, me mysafirët që udhëtojnë pas tri humbjeve të njëpasnjëshme.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00 ndërsa “Olle” do t’iu mbajë të informuar në kohë reale me zhvillimet nga Drenasi, Vushtrria dhe Klina.

IPKO SUPERLIGA

16:00 Feronikeli – Flamurtari
(Gjyqtarë: S. Isufi, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, Sh. Murtezi)

16:00 Vushtrria – Drenica
(Gjyqtarë: G. Nuza, F. Berisha, L. Muhadri, V. Kastrati)

16:00 Dukagjini – Ferizaj
(Gjyqtarë: M. Bejtullahu, F. Abrashi, H. Osmani, G. Shala). /Gazeta Olle/