Feronikeli në basketboll ndryshe nga ai në futboll, rendis humbjet në fillim të edicionit të ri

KB Feronikeli nuk e ka nisur fare mirë aventurën në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Drenasi sot ka pësuar edhe humbjen e dytë në poaq takime, shkruan Gazeta olle.

Sot, “Nikli” është mposhtur nga Ponte Prizreni me rezultatin 100:92.

Basketbollistët më efikas te vendasit e Prizrenit ishin, Canada me 31 pikë si dhe amerikani tjetër, Sanders me 24 pikë.

Kurse te Feronikeli u dalluan, Arti Hajdari me 23 pikë dhe dyshja e huaj, Sccot (22 pikë) e Garland (21)./GazetaOlle