Feronikeli mposhtet nga Renova

Kampioni në fuqi, Feronikeli, ka pësuar humbje 3:2 nga Renova e Maqedonisë, në miqësoren e zhvilluar sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Rezultati ishte në planë të dytë, pasi të dy trajnerët testuan të gjithë lojtarët.

Deri në fund shifrat ishin 2:2, por në minutat e fundit, skuadra shqiptare nga Xhepçishti shënoi golin e fitores, shkruan “GazetaOlle.com”.

Për Feronikelin realizuan Blerand Kurtishaj dhe Lulëzim Doshlaku.