Feronikeli mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

Është bërë i ditur  kundërshtari i parë i Feronikelit në Ligën e Kampionëve.

Kështu Nikli do luaj ndeshjen e parë ndaj skuadrës, Lincoln Red nga Gjibraltari, shkruan GazetaOlle.com.

Ky takim do zhvillohet me 25 qershor në Stadiumin Fadil Vokrri, dhe fituesi i kësaj ndeshje luan ndaj fituesit të ndeshjes tjetër, Tre Penne – Santa Coloma, për një vend në kualifikime të Ligës së Kampionëve.