Feronikeli me fitoren e djeshme ka siguruar edhe një trofe

Feronikeli zyrtarisht ka fituar Kupën e Kosovës dhe titullin e Kampionit të Kosovës.

Ndërkohë që skuadra nga Drenasi, pritet ta bëjë për vete edhe Superkupën e Kosovës, pa luajtur fare.

Kjo pritet të ndodh për faktin se Në Kosovë, fituesi i titullit luan me fituesin e Kupës në duelin e Superkupës, por meqenëse ekipi nga Drenasi i mori të dy trofetë, kjo sfidë nuk do të luhet fare.

Por, jo në të gjitha shtetet është sistemi i njëjtë kur e njëjta skuadër e fiton titullin dhe Kupën.

Në disa shtete nënkampioni ka përparësi të luajë në Superkupë e në disa tjera finalisti i Kupës.

Në Angli, Gjermani, Francë, Holandë e fisa vende tjera kjo e drejt i jepet nënkampionit.

Ndërsa, në Spanjë, Itali, Portugali e disa vende tjera e drejta i takon finalistit./GazetaOlle/