Feronikeli luan sot ndaj ekipit bullgar, debuton përforcimi ndërkombëtar

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Feronikelit sot do ta zhvillojë miqësoren e parë në tokën turke, raporton Gazetaolle.com.

Ekipi i strategut Afrim Tovërlani do të përballet në miqësoren ndaj Montanas së Bullgarisë duke filluar nga ora 15:00.

Ndryshe, Feronikeli ka vendosur t’a regjistrojë në Federatën e Futbollit të Kosovës edhe futbollistin nga Liberia Abu Kamaran. Ai do të debutojë në ndeshjen e sotme. /Olle