Feronikeli kujton legjendën, nesër organizohen homazhe për të

Feronikeli ka njoftuar qytetarët dhe sportdashësit se do të mbahen homazhe në nder të legjendës së klubit, Rexhep Rexhepi.

Klubi ka treguar se nesër, e martë, mbahen homazhet te varrezat e fshatit Poklek i Vjetër, transmeton Gazeta Olle.

Kujtojmë se Rexhepi, sipas të cilit është emëruar edhe stadiumi i klubit, është ish-futbollist dhe kapiten i skuadrës nga Drenasi.

Homazhet do të bëhen nga ora 11:00, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.