Feronikeli “kopjon” Prishtinën, ja si i ka dënuar lojtarët

Prishtina ka qenë skuadra e vetme në Superligë, që nuk i ka lejuar futbollistët e saj të japin prononcime për media.

Por, njejtë ka vepruar edhe Feronikeli.

Kryesia e klubit ua ka shqiptuar këtë vendim futbollistëve të dielën.

Analistët e futbollit, ditë më parë e kanë pritikuar Prishtinën për mënyrën se si ua mohon të drejtën e fjalës nëpër media lojtarëve të saj.

Ndryshe, humbja 2-1 nga Ferizaji, duket se i ka irituar drejtuesit e Feronikelit.

Presidenti Naser Ramaj, përmes disa komenteve në rrjetin social facebook, ka kritikuar futbollistët duke i quajtur zhgënjimi më i madh që ka pasur deri tani.