Feronikeli konfirmon tri miqësore ndërkombëtare

Kampioni në fuqi, Feronikeli, ka konfirmuar tri miqësore ndërkombëtare, gjatë përgatitjeve që do të zhvillojnë në Antalya të Turqisë.

Drejtori i klubit nga Drenasi, Artan Berisha ka bërë të ditur për Olle, se fillimisht do të takohen me FC Zugdidi të Gjeorgjisë, më pas do të sfidojnë skuadrën e njohur nga Austria, Austria Lustenau, kurse përballjen e fundit do ta kenë me klubin gjerman, Dietkirchen.

Feronikeli do të udhëtojë më 2 shkurt, derisa do të qëndrojë 10 ditë. /Olle