Feronikeli kompleton stadiumin për ndeshjen me Prishtinën (FOTO)

Lideri aktual i Superligës, Feronikeli ka njoftuar se për sfidën derbi të së shtunës ndaj Prishtinës, do t’i hapë për herë të parë dyert e tribunës perëndimore të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

Kjo bëhet për herë të parë pas punimeve që janë bërë në stadiumin në Drenas.

Tribuna perëndimore hapet për tifozë të shtunë në ora 12:00 dhe bileta do të kushtojë vetëm 1 euro.

Kësisoj, skuadra vendase pritet t’i servojë “ferrin” skuadrës mysafire me numrin rekord të shikuesve që pritet të tubohen të shtunën në Drenas.