Feronikeli ia bën ‘përhair’ sulmuesit të ri

Gjithçka është gati për debutimin e transferimit të dimrit, Egzon Gashit, nën fanellën e Feronikelit. Kështu shkruan faqja zyrtare e klubit nga Drenasi në rrjetin social Facebok, duke e postuar edhe një fotografi.

Aty shihet fanella me mbiemrin e Gashit, i cili do ta mbajë numrin 21. Sulmuesi pejan ditë më parë ka thënë për Gazetën Olle se e ka lënë prapa lëndimin e këmbës, duke u shprehur i gatshëm që t’i ndihmojë ekipit të Gani Sejdiut.