Feronikeli ia bën “bajat” futbollin Drenicës: E deklason 40:0, një futbolliste shënon 22 gola!

Feronikeli nga Drenasi thyen rekord në elitën e futbollit të femrave! ‘Nikli’, nënkampione e Kosovës, triumfon me rezultat 40:0 kundër Drenicës nga Skenderaj, në kuadër të Superligës!

Askush nuk e priste një fitore me një rezultat të çmendur dhe të shënohen për 90 minuta 40 gola!

Futbollistja Zelfije Bajramaj shënon rekord të golave, gjithsej 22.

Një basketbolliste më e mirë ndodhë që nuk shënon aq pikë, ndërsa Zelfija në futboll shënon 22 herë në portën e Drenicës.

Zelfije Bajramaj shënon 22 gola, Bahtije Miftari 5 , Arbenita Curraj 5, e Rita Olluri 3, Feride Kastrati 3, Fatbardha Kastrati e Arta Bulliqi nga 1.

“Kjo lojë e tregon më së miri diferencën në mes ekipeve tona në Superligë, ne thjesht zhvilluam lojën tonë të zakonshme, nuk kishim për qëllim të nënçmonim ekipin kundërshtare por ky është realiteti i Superligës tonë”, tha Zelfija.