Feronikeli i gatshëm për Dritën, Maliqi paralajmëron rivalët e Superligës

Skuadra e Feronikelit do të udhëtojë në Gjilan për ta mposhtur Dritën që ka një ekip të fortë.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të dielën prej orës 12:30. Dueli mes Dritës dhe Feronikelit do të jetë derbi i dytë pas atij ndaj Llapit dhe Prishtinës, që do ta hapë pjesën pranverore të këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës.

Drita është e treta në tabelë me 30 pikë të mbledhura, dy më pak se Feronikeli në pozitën e katërt.

Kapiteni i Feronikelit, Behar Maliqi ka thënë se ekipi nga Drenasi jo vetëm kundër Dritës, por edhe ndaj të gjitha skuadrave në pranverë do të luajë për fitore.

feronikeli trepca 89 maliqi

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që ekipi nga Drenasi të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

“E kemi parasysh që Drita ka një ekip të mirë dhe të fortë. Por, pavarësisht kësaj ne në çdo ndeshje në pranverë do të luajmë për fitore. Vetëm kështu mund të sigurojmë garat evropiane për edicionin e ri”, ka thënë Maliqi për Koha.net. “Me ekipin që kemi në dispozicion dhe përgatitjet që i kemi bërë, besoj fuqishëm që do t’ia arrijmë qëllimit”.

feronikeli