Feronikeli-Hajvalia luhet në këtë stadium

Pas dënimit të stadiumit të Feronikelit, “Rexhep Rexhepi” nga ana e Komisionit Disiplinor pas incidentit në ndeshjen me Gjilanin, është vendosur menjëherë për stadiumin se ku do të luhet takimi mes Feronikelit dhe Hajvalisë.

Gazeta Olle mëson se kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, të mërkurën në ora 13:00.

Ndryshe, Feronikeli është dënuar me zhvillimin e një ndeshje jashtë stadiumit. /Olle