Feronikeli favorit sipas bastoreve sportive

Feronikeli do të luan nesër ndeshjen e dytë kthyese ndaj skuadrës uellsiane, TNS, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas takimit të parë që përfundoj me rezultat 2 me 2, skuadrës nga Drenasi do t’i duhet një barazim pa gola ose me vetëm me nga një gol të shënuar për kalim tutje, pa përjashtuar edhe fitoren eventuale.

Për këtë ndeshje që do të zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, bastoret sportive e kanë bërë në cilësinë e favoritit skuadrën tone.

Feronikeli për fitore ka kuotën, 2.15, shkruan GazetaOlle.com.

Kurse The New Staints ka kuotë 3.30 për fitore, ndërsa barazimi vlen 3.40.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë Feronikeli kishte pasur kuotë, 7.00.